Vizitorë të nderuar, pasi që nuk më doli kohë që ta punoj faqen e uebit me enigma, vendosa që të vazhdoj me blogun me emrin e ri www.interenigma.com. Do të vazhdoj me enigma të llojllojshme kurse risi, natyrisht, do të jenë enigmat interaktive (online). Argëtim të këndshëm!

Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Enigma interaktive në blog

Para se të mbaroj me publikimin e faqes www.interenigma.com për dashamirët e enigmave ju ofroj disa fjalëkryqe interaktive.
Argëtim të këndshëm!
Posted in Shkrime. Asnjë koment »

www.interenigma.com

Të nderuar vizitorë të blogut tim, siç e keni vërejtur i kam rralluar postimet në blog. Për këtë kam një arsyetim të thjeshtë: jam duke punuar në faqen time me enigmatikë http://www.interenigma.com/.
Të gjithë dashamirët e fjalëkryqeve, anagrameve, rebuseve etj. do të kenë pranë vetes edhe një faqe me enigma.
Këtë blog e kam hapur para 2 vjetësh dhe si do të thoshte dikush “boll ke ma”, radha i vjen faqes së plotë që do t’i kushtohet jo vetëm enigmatikës.
Jeni të mirëseardhur!

Me respekt, juaji Riza Bërbatovci.

Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Enigmati i vogël

Titulli i këtij postimi asocionon me ndonjë titull tregimi apo poezie për fëmijë. Mund të jetë edhe ashtu nëse dikush ma kushton një krijim letrar për fëmijërinë time “enigmatike”.

Shakanë anash, desha të ju tregoj se kur filloi interesimi im për fjalëkryqin respektivisht për enigmatikën. Ka qenë vëllai im (me profesion jurist) që ma ngjiti këtë “sëmundje” atraktive.

Ai duke zgjidhur fjalëkryqin e “Rilindjes” nganjëherë i lexonte pyetjet me zë dhe ashtu me zë edhe përgjigjej. Fillova të interesohem. Nuk e mbaj mend saktë sa kam qenë i vogël por jam i sigurt që kemi të bëjmë me vitin 1982 ose 1983. Pra para ose pasi që kam hyrë në klasën e parë fillore.

Gjithsesi është dashur që të shkojnë vite që ta bëj përpjekjen e parë për të përpiluar një fjalëkryq por nga cikli i ulët i shkollës fillore unë kam filluar të zgjidh me pasion fjalëkryqet. Kur erdhi dita që unë të zgjidh thuaja gjithmonë deri në fund fjalëkryqin atëherë vendosa që t’ia mësyj edhe vetë punës së autorëve të fjalëkryqeve (që në atë kohë nuk kisha ide se quhen enigmatë :-) ).

Dhe kështu ngadalëdalë me hapa të sigurt ende pa botuar asnjë enigmë unë fillova të përforcoj njohurittë e mia në përpilimin e fjalëkryqit, rebusit e qe besa edhe anagramit.

Fjalëkryqin e parë e kam botuar në fletushkën e Shkollës Fillorë “Migjeni” të fshatit Rufc i Ri në vitin 1988. Ka qenë një fjalëkryq i vogël magjik 5×5. I vogël por magjinë e ka pasur të madhe. Për fat të keq nuk e kam fletushkën në fjalë. Kam bërë përpjekje që ta gjej dhe do të vazhdoj ta kërkoj. Shpresoj deri në fund.

Ndërkaq “zyrtarisht” punimin e parë enigmatik e kam botuar në vitin 1990 gjatë gjimnazit (klasa e parë) në revistën e vetme enigmatike të asaj kohe – “Horizonti”. Ka qenë një fjalëkryq klasik me dimensione 14×17. Edhe pse ai fjalëkryq ka qenë shumë cilësor, redaksia e pat dëmtuar me disa “përmirësime” të kota mirëpo edhe përkundër kesaj e falënderoj revistën “Horizonti” dhe SHE “Ndre Mjeda” që me botimin e punimeve të mia më kanë ndihmuar në afirmimin e mëtejmë.

Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Older posts

Në fund të faqes do të vëreni Older posts. Kjo lidhje ju drejton te postimet e mëparshme të blogut. Kështu që aty gjeni shkrime dhe fjalëkryqe e enigma të tjera të postuara më herët.

Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Ç’është palindromi?

Palindromi është një lloj enigme e cila përbëhet nga një fjalë ose një fjali, që kur lexohet së mbari dhe së prapthi na jep të njëjtën fjalë.
Ekzistojnë dy lloje të palindromeve.
I pari ka të bëjë me palindromin i cili edhe mbarë edhe prapë jep të njëjtën fjalë apo fjali kurse lloji tjetër i palindromit përmban anën e mbarë me një fjalë ose fjali, derisa së prapthi jep një fjalë apo fjali tjetër.
Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Ç’thotë FGJSSH (1980) për fjalëkryqin?

Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” të vitit 1980 fjalëkryqi përkufizohet kështu:
Lojë zbavitëse që bëhet duke plotësuar çdo katror të një figure me shkronja të tilla që të formohen fjalë në të gjitha drejtimet.

Po ta analizojmë këtë përkufizim, mund të vij në përfundim se këtu më tepër është bërë një përkufizim i më shumë llojeve të enigmave në një përkufizim, sesa përkufizimi i fjalëkryqit në veçanti. Dihet se fjalëkryqi njihet me atë se zgjidhet kryesisht në dy kahe, horizontalisht dhe vertikalisht, kurse ka lloje të veçanta të fjalëkryqeve apo enigmave të tjera që zgjidhen vetëm horizontalisht (siç është fjalëkryqi amerikan) apo në të gjitha kahet (siç është tetëkahorja).

Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Si të shkarkoni fjalëkryqet

Krahas fjalëkryqeve të dhëna në blog, ju mund të shkarkoni fjalëkryqet me rrjetë dhe tekst, të bëra bashkë në një dokument. Poshtë tekstit të fjalëkryqit në blog gjendet lidhja (link) Shkarko. Klikoni lidhjen Shkarko, më pas klikoni aty ku shkruan Proceed to File Download Page pastaj shtypni butonin Download File.
Pasi të shkarkoni skedarin (file) atë mund ta hapni me Internet Explorer ose me Microsoft Word. Për fund e shtypni në letër. Pasi ta keni në letër fjalëkryqin, rrëmbeni lapsin dhe…argëtim të këndshëm! :-)

Posted in Shkrime. Asnjë koment »

Ç’është anagrami?

Anagrami është një lloj enigme, e cila përpilohet duke ndërruar vendet e shkronjave të një fjale apo një fjalie. Nga ndërrimi i vendeve të këtyre shkronjave krijohet një fjalë apo fjali (apo emër e mbiemër, titull vepre letrare a kënge etj.) tjetër. Fjala anagram rrjedh nga greqishtja. Ekziston edhe varianti anagramë (Mikel Ndreca – “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Prishtinë 2000). Po të bazohemi te ky fjalor, më drejt duhet të jetë anagramë ngase fjala anagram nuk gjendet fare në këtë fjalor.

Posted in Shkrime. Asnjë koment »